Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Kosovës që të hapin dialogun për të gjetur zgjidhjen në mënyrë që greva të ndërpritet në favor të kërkesave të arsimtarëve.
Sipas një njoftimi, Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, sikurse institucionet parashkollore janë në grevë nga 14 janari.
Po sipas njoftimit, orari i mbajtjes së grevës së përgjithshme për të gjitha institucionet arsimore deri tani ka filluar çdo ditë nga ora 9:00 deri në 12:00.
“Kryetari i Gjilanit, së bashku me drejtorin e DKA-së, Nazim Gagica, gjatë vizitave nëpër shkolla ka takuar mësimdhënësit dhe strukturat sindikale, duke kërkuar që të gjendet zgjidhja sa më e shpejtë e mundshme mes SBASHK, MASHT dhe Qeverisë për shkak se humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, shtohet tutje, në shkollat e komunitetit serb dhe rom në komunën e Gjilanit mësimi është duke u zhvilluar normalisht.
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...