Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Komisioni ad-hoc për harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, për Muzeun e Gjenocidit, Memorialin e Dëbimit dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit, pas disa mbledhjesh, sot ka përmbyllur punën e vetë.
Krasniqi, që ka qenë edhe kryesues i këtij komisioni ka thënë se dokumenti së shpejti do të dalë në votim në seancën e Kuvendit. Ai ka prezantuar edhe propozim-vendimin e harmonizuar me të gjitha partitë politike.
“Komisioni ad-hoc për harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, për Muzeun e Gjenocidit, Memorialin e Dëbimit dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit, pas disa mbledhjesh, sot ka përmbyllur punën e vetë”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.
“Ky komision, që u formua pas iniciativës së Kryetarit të Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli, bëri hapin e parë në synimin tonë te përbashkët për të vendosur drejtësi ndërkombëtare për viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë”.
“Si kryesues i këtij Komisioni, dëshiroj të falënderoj të gjithë anëtarët, nga të gjitha partitë politike, për punën e palodhshme dhe kontributin konstruktiv në finalizimin e Propozim-Vendimit, të cilin do ta procedojmë për votim në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit”.
“Dokumenti i harmonizuar është një bazë e mirë që Komisioni Shtetëror për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet e tjera të kryera nga Serbia në Kosovë të formohet shpejt dhe të bëjë një punë efikase në arritjen e qëllimit tonë për të sjellë drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe krimeve të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë”, tha Krasniqi.
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten