Muaj më parë Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% për produktet nga Serbia.
E kjo padyshim se u prit me komente e reagime nga më të ndryshmet.
E rreth kësaj ҫëtshje ka folur edhe Jakup Krasniqi, i cili vlerëson se presioni nga Ëashingtoni dhe Brukseli për heqjen e taksës ndaj Serbisë është në adresë të gabuar dhe se ky presion duhet të orientohet nga Beogradi.
Por, ai ka thënë se duhet të shqyrtohet pezullimi i taksës për një kohë, pasi kjo po kërkohet nga aleatët ndërkombëtar.
“Meqë çlirimin e vendit dhe pavarësinë e kemi arritur në mënyrë të koordinuar me aleatët, atëherë politika e Kosovë duhet të unifikojë qëndrimet që taksa të pezullohet në një afat deri në 6 muaj dhe nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet marrëveshja me Serbinë taksa të rikthehet”, ka thënë Krasniqi në TV 21.
Krasniqi deklaroi se çështja e taksës nuk po shikohet drejt as nga një pjesë e vendorëve e as nga një pjesë e ndërkombëtarëve, as nga Bashkimi Evropian, e as nga çarqet drejtuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij kjo ka ardhur për faktin se taksa nuk është e tëra ekonomike, mirëpo edhe politike, kundërpërgjigje ndaj agresionit të vazhduar serb ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe ndaj marrëveshjeve që i kanë miratuar gjatë këtyre viteve në Bruksel.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje