Agon Maliqi nga Sbunker në tryezën ‘Dekonstruktimi i perceptimeve publike: Politika e Jashtme e Kosovës dhe Dialogu me Serbinë’, ka thënë se Kosova ndodhet në udhëkryq të orientimeve.
“Kosova duket properëndimore, proevropiane por po ndryshon mënyra si po e mendojmë Evropën. Mirëpo jemi në fazat e një lloj skepticizmi jo në kuptim të vlerave, por një dëshire që e kemi pasur për anëtarësim në BE”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Sipas tij roli i SHBA brenda Kosovës shihet më shumë pozitiv sesa i Turqisë.
“Besimi i qytetarëve në ShBA është tejet i madh dhe po e sheh ShBA si aleatin më të madh. Përkundër faktit që Turqia njihet si një partnerë ekonomik, dhe aleat i madh, zhvillimet e fundit kanë bërë që Turqia të mos shihet si ndërhyrës në Politik. Pra Kosova e sheh vetën si properëndimore por jo në BE. Janë dy çështje kryesore si dialogu që ia bëjë BE të pamundur thellimin e raporteve me Kosovën. Dialogu është përcaktues se si e shohim raportin e Kosovës në të ardhmen. Dhe e dyta është vet ati i BE, kriza e thellë në BE”, ka thënë ai./arbresh.info/
QKSS: Serbia kërcënim i madh për Kosovën përmes Listës Serbe
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...