Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani në një intervistë për portalin arbresh.info ka folur për taksën vënë produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo taksë është sjellë në një moment të duhur pavarësisht që sipas tij rëndon më shumë qytetarët.
“Kjo është taksë politike dhe kështu duhet konsideruar, pavarësisht që ka efekte ekonomike sidomos në koston e jetës së qytetarëve sepse tek e fundit qytetari është ai i cili i paguan i fundit këtë taksë. Konsideroj që qytetarët e Kosovës të edukohen që të orientohen në konsumin e prodhimeve vendore, ndërsa biznesi i Kosovës sidomos prodhuesi i Kosovës të edukohet dhe të bëjë prodhime dhe të mos jetë Kosova kryesisht e varur nga importi”, është shprehur ai.
Osmani ka folur edhe për rezistencën e institucioneve të Kosovës lidhur me këtë taksë.
“Pavarësisht që ka trysni ndërkombëtare dhe do të ketë edhe më të madhe sidomos në prag të dialogut, sepse nëse kjo taksë nuk hiqet nuk do të mund të ketë një dialog të mirëfilltë. Konsideroj se jo vetëm Qeveria e Kosovës por të gjitha subjektet politike, institucionet e Kosovës, duhet të rezistojnë që të qëndrojnë, sepse Kosova do të humb kredibilitet edhe të brendshëm edhe të jashtëm nëse merr masa dhe ndaj atyre masave tërhiqet lehtë dhe shpejt”, theksoi ai.
Sipas tij Qeveria kur ka vënë këtë taksë është dashur të mendoj edhe për prodhuesit vendor duke vënë siç tha ai masë mbrojtëse.
“Na e dimë që ajo do të kushtojë edhe në xhepin e qytetarit edhe politikisht, por mendoj që është pru një vendim i tillë dhe duhet qëndruar prapa tij deri në një moment kur konstatohet që rrethanat kanë ndryshuar dhe janë në favore ose të barabarta para institucioneve ndërkombëtare. Është një listë e produkteve që importohet prej Serbisë por nuk është listë që nuk mund të zëvendësohet me burimin e importeve të të njëjtave mallra nga vendet tjera. Dhe kjo mund të ndikoj në koston e transportit por nuk janë çmime të rritura që e rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve . Qeveria është dashur ta mendoj edhe një masë mbrojtëse për prodhuesit vendor që t’iu krijohet favore që këtë ta përballojnë ma lehtë. Konsideroj që kjo taksë të mbetet më gjatë dhe atëherë duhet të kemi kushte, mundësi, favore, lehtësira bizneset, që prodhimet që i kanë marr nga Serbia t’i marrin edhe në vende tjera apo edhe ti prodhojnë në Kosovë”, ka thënë ai.
I pyetur nëse taksa duhet të qëndroj deri në momentin e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë, Osmani tha se çështja e njohjes është e ndërlikuar.
“Deri në atë moment kur Serbia ta njohë Kosovën do të kemi taksë . Çështja e njohjes është çështje komplekse më e ndërlikuar. Kjo është një masë që ka marr Qeveria e Kosovës dhe ka të bëjë me tërheqje të vëmendjes për diçka të cilën e ka pasur një marrëveshje në vitin 2013, që Serbia të mos e pengoj Kosovën në integrime . Kjo është njëra nga marrëveshjet siç kanë qenë të tjerat dhe nëse Serbia e ka shkelur këtë marrëveshje që është sjell në Bruksel para faktorit të Bashkimit Evropian, atëherë normalisht që edhe Kosova merr masa të cilat shkojnë në favorin e saj që ta detyroj të bëjë politika më të pranueshme në bazë të marrëveshjeve”, tha ai./Valdete Berisha/arbresh.info
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...
Sateliti i parë malazez lëshohet me sukses në orbitë
Google mund t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë adres...
Interi fiton ndaj Atalantas dhe rimerr kreun e Serie A