Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka pritur sot ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Arbër Ademi me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.
Ministri Bytyqi theksoi se ka pasur një bashkëpunim të mirë në fushën e arsimit mes Kosovës dhe Maqedonisë, por tha se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tutje në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim për të dyja vendet.
Ministrat Bytyqi dhe Ademi kanë folur edhe për proceset që janë duke u zhvilluar në të gjitha nivelet e arsimit dhe për planet që kanë të dy ministritë e Arsimit për ta përmirësuar cilësinë, në mënyrë që t’iu ofrohet fëmijëve dhe të rinjve një arsim sa më i avancuar.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...