Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket do të jetë i vetmi prej liderëve kosovarë që do të udhëtojë për në SHBA, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.
Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar se Thaçi ka pranuar ftesën javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan.
“Presidenti e ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit dhe do të udhëtojë për në SHBA”, ka konfirmuar Zyra e Presidentit. Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës