Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Ferizajt në mbledhjen e sotme diskutoi mbi përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përkatësisht pikat që do të propozohen në seancën e radhës, përgatitjet për festat e fundvitit si dhe gjendja e përgjithshme në sektorët komunal.
Pikë e veçantë e diskutimit në këtë mbledhje ishte edhe shpërndarja e drunjve për familjet skamnore, të konfiskuara nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët komunalë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bazuar në raportin paraprak të drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami tha se do të ndihmohen 131 familje ferizajase me nga dy metra kub dru, nga sasia e përgjithshme e konfiskuar.
Përgatitjeve për sezonin dimëror, i ka paraprirë Komuna e Ferizajt edhe me furnizimin me lëndë djegëse, dru, për institucionet si Bashkësia Islame, Shoqata e Pensionistëve në Ferizaj, zyra e ADRA-s e institucione të tjera që kanë përfituar nga drunjtë e konfiskuar.
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...