Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn, nuk do të takojë përfaqësuesit e Listës Serbe.
Kështu bëjnë të ditur burime nga Brukseli zyrtarë për arbresh.info.
“Komisioneri Hahn nuk ka kohë t’i takojë,” shprehet shkurt ky burim.
Deputetët e Listës Serbe për më shumë se 25 orë po qëndrojnë në ambientet e Kuvendit të Kosovës për të pritur një takim me komisionerin Hahn.
Paradite ata i ka vizituar ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Deputetët e Listës Serbe duan ta takojnë Hahnin për ta informuar, siç thonë ata, për “gjendjen dhe krizën e mundshme humanitare më të cilën populli serb po përballet nëse tarifat nuk tërhiqen”./arbresh.info/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...