Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas dorëheqjes së prokurorit që po hetonte listat e fryera të veteranëve, Elez Blakajt.
Koci përmes Facebookut shkruan se shqetësues është fakti që një prokuror special i cili po heton lëndë të ndjeshme jep dorëheqje.
Postimi i plotë:
“Prokurori hero Giovanni Falcone
Shqetësues është fakti që një prokuror special, i cili heton lëndë të ndieshme, jep dorëheqje.
Nëse arsyeja e dorëheqjes është kërcënimi, edhe më shqetësues është fakti që shteti nuk arriti t’i ofrojë siguri z. Blakaj.
Por, fakti më shqetësues prej të gjithëve është se ne, ende nuk kemi një prokuror që u bën ballë kërcënimeve dhe shantazheve.
Shteti nuk ndërtohet ndryshe, pos me individ të guximshëm si Giovanni Falcone – ish prokuror në Itali, që janë në gjendje të sakrifikojnë jetën e vet për atdhe!”/arbresh.info/
Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri
Rahoveci “demolon” Pejën, ia shkakton humbjen e dytë radhazi
Shënoi gol pas katër vitesh në Premier League – Hender...
Newsmax Balkans: Administrata Trump është gati të anulojë fi...
Mbi 700 emigrantë kaluan Kanalin e La Manshit të shtunën