“Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, asnjë arrestim, çfarëdo operacioni ushtarak, dhe kurrfarë sulmi ndaj kujtdo qoftë…. Thaçi ka vizituar këtë territor dhe gjatë vizitës e ka shoqëruar ekipi i Policisë së Kosovës për mbrojtjen e personaliteteve të rëndësishme”, i ka thënë Grasso portalit Demostat, duke komentuar vizitën e paradokohshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Gazivodë dhe për tensionet që shkaktoi ajo vizitë.
ka konfirmuar se KFOR-i nuk ishte informuar paraprakisht për këtë vizitë, por ka shtuar se “zotëri Thaçi, si lideri i institucionit më të lartë të Kosovës, ka lirinë të lëvizë kudo nëpër Kosovë”.
“Policia e Kosovës nuk është e detyruar të kërkojë kurrfarë lejeje që të shkojë në veri të Kosovës, prandaj ata nuk kanë shkelur kurrfarë rregulle”, citojnë mediat Grasson.
Grasso ka thënë se situata në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll dhe ka shtuar se KFOR-i fton të gjitha palët që të ulin tensionet në nivelin më të ulët.
Zëdhënësi i KFOR-it ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq kanë të drejtë kur thonë se Forcave të Sigurisë së Kosovës u duhet leja e KFOR-it për të shkuar në pjesën veriore të Kosovës, por ka shtuar se “as Forcat e Sigurisë së Kosovës e as kurrfarë njësish paramilitare apo speciale nuk e kanë shoqëruar Thaçin , ndryshe nga siç kanë raportuar disa media”
“Pasi e ka lënë këtë territor zotëri Thaçi, ka pasur disa bllokada në Zubin Potokl, qartësisht pa kurrfarë arsyeje. KFOR-i nuk ka ndërhyrë, meqë bllokadat nuk përbënin kurrfarë rreziku për sigurinë dhe lëvizjen e lirë, ndërsa në ndërkohë njësi të KFOR-it janë përfshirë në mbikëqyrjen e protestës së madhe në Prishtinë, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 13 mijë njerëz”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...