Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e Kuvendit të tij në të cilën shqyrtoi 15 ankesa.
KMShK nuk miratoi ankesën e Durim Osmanit, avokat i autorizuar i Enver Hasanit kundër gazetës online Insajderi në lidhje me artikullin “Prokuroria nis hetimet për punësimin e paligjshëm të zëvendësministrit”.
KMShK miratoi ankesën e Kallxo.com kundër portalit GazetaMetro.com në lidhje publikimin e artikullit të huazuar nga portlait GazetaMetro pa theksuar burimin, duke shkelur kështu Kreun IX (Të drejtat e autorëve).
Sot gjithashtu u miratua ankesa e Prima Tobbaco LLC përfaqësuar nga Shoqëria e Avokatëve SCLR Partners ShPK kundër portalit Arbresh.info.
KMShK nuk miratoi ankesën e Durim Osmanit, avokat i autorizuar i Emver Hasanit, kundër Kallxo.com.
Sot, po ashtu u shqyrtuan 11 ankesa të qytetarëve, prej të cilave 8 u miratuan, ndërsa 3 prej tyre nuk u miratuan.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...