Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se masa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk hiqet pa u eliminuar fillimisht arsyet për të cilat është vendosur kjo tarifë. Por, pas rritjes së presionit nga SHBA-ja dhe BE-ja për heqjen e taksës 100% analistët politikë vlerësojnë se duhet arritur kompromis për këtë çështje, përkatësisht duhet të dihet se çka përfiton Kosova nga heqja e saj
Ende pa u bërë dy muaj të plotë prejse Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina është rritur dukshëm presioni ndërkombëtar, veçmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe nga Bashkimi Evropian (BE) për heqjen e kësaj tarife. Pavarësisht kërkesës së SHBA-së për largimin e menjëhershëm të taksës ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala ka thënë për “Zërin” se masa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk hiqet pa u eliminuar fillimisht arsyet për të cilat është vendosur kjo tarifë.
Megjithëkëtë, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar se Kosova nuk mund ta refuzojë kërkesën e SHBA-së për heqjen e taksës. Por, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në rast se shfuqizohet tarifa në fjalë Kosova duhet të kërkojë të dijë saktë se çka përfiton nga një veprim i tillë. Si kusht për heqjen e taksës sipas tyre duhet të kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia, rrjedhimisht edhe ndalimi i pengesave që Serbia vazhdimisht ia ka bërë Kosovës në politikën e jashtme.
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...