Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, është kërcënuar gjatë natës së sotme në Prishtinë.
Burime të kallxo.com kanë thënë se Thaçi është kërcënuar gjatë mbrëmjes në lidhje me një konkurs i cili është hapur në KEK.
Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës ka thënë se gjatë ditës është raportuar një rast i kërcënimit.
“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast kanosje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana “ në Prishtinë. Nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me rastin po merren njësitet përkatëse.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...