Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se bizneset e mëdha në Kosovë tashmë kanë arritur të zëvendësojnë produktet serbe në masën 90%.
Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se heqja e doganës nga bashkësia ndërkombëtare për vendet e rajonit ka ndikuar që në Kosovë të konsumohen ato serbe e boshnjake e të dëmtohen produktet turke, evropiane e amerikane.
“Taksa 100% ka ndikuar ta afaristët e ndryshëm që të hulumtojnë tregun evropian dhe ekziston një vullnet i madh që të mbështeten produktet zëvendësuese, dhe besohet që kanë arritur t’i zëvendësojnë në masën 90%. Edhe nëse hiqet taksa më nuk do të ketë interes për kthimin e produkteve serbe”.
Afaristi ka thënë se në bazë të informatave që ka, në kompaninë e tij produktet serbe janë zëvendësuar në masën 95%.
“Sipas informatave që kam, këto produkte janë zëvendësuar plotësisht 95%. Këtë zëvendësim plotësisht e quaj zëvendësimin e përhershëm e jo të përkohshëm. Zëvendësimi i përkohshëm paraqet rrezik me rastin e rihapjes së kufijve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kelmendi ka thënë se asnjëherë importet e kompanive të tij nuk kanë qenë më të larta se 5% nga Serbia.
“Nga qarkullimi [me Serbinë] që ka qenë diku rreth 360 milionë euro, ne kemi pasur qarkullim prej 10-15 milionë…Import nuk kemi pasur më shumë se 5 apo 6 milionë euro”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...