Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se për momentin jemi duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike, duke sqaruar se nga prodhimi vendor po arrihet të prodhohen më pak se 400 MW që nuk arrin të mbulojë as 50% të konsumit.
“Ne jemi duke importuar të gjithë energjinë që po mund ta gjejmë në treg dhe po e blejmë atë me një çmim shumë të lartë, rreth 100 deri 120 EURO për MW. Kjo është 4 herë më e shtrenjtë se rryma që prodhohet në vend. Këto çmime të larta kanë ndikim në çmimin e rrymës për konsumatorë”, është shprehur Buzhala, për arbresh.info.
Në këtë situatë, për të balancuar sistemin thotë se janë të detyruar që të aplikojnë ndërprerje duke bërë përpjekje maksimale që konsumatorët të afektohen sa më pak.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë për aq sa munden në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë vështirë,” shtoi Buzhala.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti të papranueshme që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i përmbushin detyrat e veta./arbresh.info/
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave