Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me kancelaren Angela Merkel është ndër takimet më të rëndësishme të lidershipit të Kosovës viteve të fundit.
Ajo në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se kancelarja Merkel e ka konfirmuar që nuk do të ketë ndarje të Kosovës ashtu siç u promovua kohëve të fundit.
“Është një rritje e bashkëpunimit ekonomik reciprok por edhe fuqizim i një bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë. Unë besoj fuqishëm që është hequr ideja e ndryshimit të kufijve. Kancelarja Merkel është fuqishëm kundër çdo ndryshimi të kufijve”, ka thënë ajo.
Ajo tha se Haradinaj ka shfaqur përkushtimin e shtetit për të përkrahur dialogun me Serbinë, por pa kushte dhe pa heqje të taksës.
“Ajo çka është e rëndësishme është edhe lëvizja e lirë e cila është shumë e rëndësishme e që ka marr përkrahjen e Berlinit”, ka thënë ajo.
Ajo tha se Haradinaj ka kërkuar kohë më parë që Gjermania të jetë e përfshirë në fazën përfundimtare të dialogut, duke pasur edhe SHBA-në, që momenti i arritjes së marrëveshjes përfundimtare të ketë edhe garantues.
Kadaj-Bujupi thotë se Gjermania ka pasur qëndrim parimorë dhe të drejtë për të mbrojtur interesat e Kosovës.
Ajo tha se përfaqësuesja e lartë Federcia Mogherini ka rënë nga provimi për udhëheqjen e dialogut.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen