Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, (DShPMSh) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë identifikuar 141 deponi ilegale në komunën e Prishtinës.
Si rrjedhojë e këtij hulumtimi, këtë javë komuna ka filluar largimin sistematik të këtyre deponive, gjë që do të vazhdojë përgjatë dy muajve të ardhshëm.
“Një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private të cilat do duhej të largoheshin nga pronarët. Njoftojmë që, për shkak të ndikimeve të ndryshme negative që kanë këto deponi, ne do i largojmë ato nëse e njëjta nuk bëhet nga vet pronarët.
Falënderojmë stafin nga DShPMSh, Inspekcioni, GIZ, PASTRIMI, DARDANIA dhe KMDK për punën e palodhshme.
Njëkohësisht u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me hudhjen e mbeturinave të tyre.
Bashkë mund ta mbajmë Prishtinën tonë të pastër!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...