Senatori Ron Johnson gjatë vizitës së tij në Kosovë ka folur edhe për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit.
Johnson i quajti zgjedhje të rëndësishme ku do të shprehet vullneti i lirë i qytetarëve, raporton arbresh.info.
Tutje senatori u shpreh me shpresë që zgjedhjet do të vazhdojnë të jenë fer dhe të lira siç kanë qenë deri tani.
“Me 6 tetor kosovarët do të mbajnë zgjedhje shumë të rëndësishme, ku do të shprehet vullneti i lirë i qytetarëve. Kosova ka një traditë të zgjedhjeve të lira dhe fer, presim që kjo do të vazhdojë edhe tani. Inkurajojmë ata që të jenë pjesëmarrës nga të gjithë anëtarët e shoqërisë kosovare”, u shpreh Johnson./ Ron Johnson/Arbresh.info
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK