John Erath: Të hiqet taksa dhe të rifillojë dialogu

09:13 | 22 Qershor 2019
A Z
Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Shtëpinë e Bardhë, John Erath tha se këshilla e SHBA’ës për Prishtinën është të heqë taksën në mënyrë që dialogu të rifillojë, shkruajnë mediat serbe.Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Shtëpinë e Bardhë,  John Erath tha se pret që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më të madh në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, por se ata nuk mund ta bëjnë këtë derisa taksa mbi produktet serbe të jetë në fuqi.

Siç tha ai, këshillat amerikane për Prishtinën janë të heqin taksat në mënyrë që dialogu të rifillojë.

“Shpresoj se mënyra do të gjendet. Është e rëndësishme të kujtojmë se, ndonëse taksat janë një çrregullim i menjëhershëm, ato u prezantuan me një arsye në përgjigje të një fushate kundër njohjes së Kosovës që Serbia ka nisur në organizatat ndërkombëtare”, tha Erath për “Zërin e Amerikës”.

Shpërndaje në rrjete sociale