Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka marr pjesë në fushatën vetëdijësuese në komunikacion me moton “Mbaji duart në timon e jo në telefon” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes”.
Nëpërmjet bashkëbisedimeve dhe dhënies së fletushkave, kreu i Skënderajt bëri thirrje që vozitësit të kenë kujdes gjatë vozitjes për të zvogëluar numrin e aksidenteve me fatalitet.
Jashari ka theksuar, se duhet ta kemi gjithë vëmendjen gjatë ngasjes.
Postimi i plotë:
Një kontribut i vogël me një mesazh të madh për të gjithë ngasësit në komunikacion, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”.
Na duhet e gjithë vëmendja gjatë ngasjes, pasi vetëm ne mund të ndihmojmë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve.
Ndalohet leximi i këtij mesazhi gjatë ngasjes!
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...