Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kritikuar dialogun që po zhvillohet me Serbinë, duke thënë se ky dialog nuk ka emër e as qëllim
Iniciativa për “korrigjim të kufijve” është e rrezikshme, pasi marrëveshjet me Serbinë nuk janë asnjëherë të qëndrueshme dhe po ashtu formati politik i dialogut nuk është zgjidhja më e mirë. Kështu u tha dje në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me titull: “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë – Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet t’i përsërisë”, në të cilën folën ish-presidenti Fatmir Sejdiu, nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.
Ish-presidenti Sejdiu u shpreh i pasigurt lidhur me atë se çka mund të përfitojë Kosova nga një marrëveshje e mundshme me shtetin fqinj. Ai tha se çdo iniciativë, e cila nuk e respekton Kushtetutën nuk mund të ketë rezultat të mirë dhe se dialogu duhet të shërbejë vetëm për përmirësim të marrëdhënieve mes dy shteteve, shkruan Zeri.
Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendi...
Dënohen me nga 15 vjet burg në Zvicër tre shqiptarët që u pë...
Policia kanadeze zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedi...
“Rexhep Selimi nuk synoi pushtet, por çlirimin e popullit”
Hargreaves ka uruar Qeverinë e re të Kosovës
Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë