Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hatim Baxhaku (LDK), ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqit.
Përmes një postimi ne facebook, Baxhaku ka thënë se deklarimet e Krasniqit, që PDK ka kërkesë maksimale në bisedimet me Serbinë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën ndërsa minimumi është integriteti territorial i Republikës së Kosovës, janë vetëm gënjeshtra dhe asnjë qytetarë nuk duhet të ju besojë deklarimeve të tilla.
Portimi i plotë:
Mos krijoni mjegull. Shefi i grupit parlamentar i PDK-se, z.Memli Krasniqi paska deklaruar se: “PDK si kerekese maksimale ne bisedimet me Serbine ka bashkimin e Lugines se Presheves me Kosoven, ndersa minimumi eshte inegriteti territorial i Republikes se Kosoves” . Çfare ironie! Nese mendon se kete deklarim munde tua shes qytetareve te Kosoves atehere duhet te themi qarte se ose injoranca e tyre ka mberritur ne ate nivel, ose vertet keta u besojne genjeshtrave te veta! Perndryshe nuk do te jepnin deklarata te tilla. I nderuar z. Memli Krasniqi , duhet ta keni te qarte se nuk keni te drejte dhe harrojeni se munde te talleni me qytetaret e Kosoves! Po a ka qytetare shqiptare te Kosoves qe nuk e deshiron kete nga njera ane , dhe nga ana tjeter a ka dikush qe e beson kete ne keto rrethana?! Demi qe i ka shkaktuar partia juaj dhe ish kryetari e tani President i Republikes se Kosoves ,keto vite, si ne planin e brendeshem dhe ate nderkombetar eshte teper i madh, dhe duhet te ndaleni ose duhet tu ndalojne Institucionet e Kosoves ose qytetaret e saje. Dhe do ju ndalin! Edhe nje çeshtje dua ta theksoj. Edhe ju edhe Kryeparlamentari dhe njeheresh kryetar i PDK -se, z. Kadri Veseli , ne prononcimet tuaja po thoni se “ideja e opozites qe ne Parlamentin e Kosoves te flitet per ndarjen e Kosoves eshte e demshme”. Mos manipuloni ju lutem! Perkundrazi, Seanca e Jashtezakonshme e Parlamentit te Kosoves eshte thirrur nga opozita per te parandaluar z. Hashim Thaqi qe ne bisedimet me Serbine te flitet per ndarjen e Kosoves , shkembim teritoresh, korrigjim kufijsh e ku ta di une si po e quani. Kjo eshte e verteta. Hatim Baxhaku,nenkryetare i LDK-se ne Prizren./arbresh.info/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit