Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Boris Johnson me rastin e zgjedhjes si kryetar i Partisë Konservatore dhe njëkohësisht kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Mustafa në një telegram urimi ka shkruar se Kosova dhe LDK mirëpret zgjedhjen e Johnson në këto poste duke shprehur interesimin për bashkëpunim mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrgëtimin euroatlantik.
“Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së z. Boris Johnson Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Partisë Konservatore të MB-së.
z. Johnson ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i Londrës dhe Ministër i Punëve të Jashtme. z. Johnson dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithnjë kanë përkrahur proceset shtetformuese, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe popullit të saj.
Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e z. Johnson Kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Partisë Konservatore duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e urimit.
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, ja ku ndod...