Ai, siç përcjell b92, ka thënë se qytetet në Kosovë kanë mbetur pothuaj pa popullin serb, ndërsa, sipas tij, se serbët që kanë mbetur aty jetojnë në kushte të vështira e të privuar nga liria dhe të gjitha të drejtat njerëzore.
“Prona e tyre është uzurpuar, në shtëpitë e tyre kanë hyrë shqiptarët. Çdo ditë dëgjojmë se e pësojnë shumë prej tyre e kjo bëhet me qëllim që serbët të mos kthehen në Kosovë. Na kanë mbetur manastiret, ato që nuk janë shkatërruar, ato janë shpresa e popullit tonë se dikur do të kthehet në këto hapësira”, ka porositur nga Patrikane Pejës patriarku serb.
Kreu i Kishës serb Irinej, ashtu si dhe udhëheqësit politikë më të lartë të Serbisë, nuk përmend në asnjë rast krimet shumëfish të mëdha që populli i tij, me ushtri, polici e kishë, i ka bërë kundër shqiptarëve në Kosovë.
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...