Ndonëse ideja e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë po vazhdon të mos mbështetet nga asnjë subjekt politik në Kosovë, nga asnjë institucion tjetër vendor dhe as nga bashkësia ndërkombëtare, kreu i shtetit nuk po heq dorë nga një ide e tillë, shkruan sot gazeta “Zëri”.Përkundrazi, edhe gjatë ditës së djeshme ka ripërsëritur se në kuadër të fazës finale të negociatave Kosovë – Serbi do të ketë korrigjim të kufirit mes dy vendeve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Pavarësisht kësaj, monitoruesit e procesit të dialogut vlerësojnë se një ide e tillë e të parit të shtetit tashmë është duke shkuar drejt dështimit.Në anën tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës, por edhe ata që janë pjesë e partive në pushtet e konsiderojnë të papranueshëm këtë opsion mbi lëvizjen e kufijve. Sipas tyre, idetë për ndryshim kufijsh janë ide të Serbisë, prandaj Kosova duhet ta ruajë medoemos sovranitetin dhe tërësinë e vet territoriale…
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë