I akuzuar se i ka grabitur laptopin një vajze të mitur, Lumbardh Kqiku nga Gjilani tha sot në Gjykatë se nuk e pranon fajësinë dhe se këtë vepër penale nuk e ka kryer.
“Unë nuk e pranoj këtë vepër penale me të cilën më ngarkon akti akuzues, pasi që këtë vepër penale unë nuk e kam kryer”, deklaroi i pandehuri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Shaban Spahiu.
Pasi që i akuzuari nuk e pranoi fajësinë, gjyqtari i vetëm gjykues, Agim Ademi, mori aktvendim me të cilën njoftoi se seanca e sotme përfundoi, duke e udhëzuar të pandehurin që në afat prej 15 ditësh mund të ushtrojë propozim për hedhjen e aktit akuzues ose shpalljen e provave të papranueshme.
Sipas përshkrimit të aktakuzës së siguruar nga Kallxo.com, Lumbardh Kqiku akuzohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, sepse më datë 17 mars 2013, rreth orës 16:00 në rrugën “Elez Agushi” në Gjilan me përdorimin e forcës ndaj personit tjetër përvetëson pasurinë e luajtshme me qëllim që t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme në atë mënyrë që derisa e dëmtuara e mitura M.A. ishte duke e dërguar kompjuterin laptop në riparim, i pandehuri e ndalë dhe duke e kërcënuar me dhunë ia merr nga dora kompjuterin dhe largohet në drejtim të panjohur./kallxo.com/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...