Murati ka thënë se me këtë shteti do të falimentojë duke u plotësuar qejfet deputetëve
Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka komentuar udhëtimet e deputetëve jashtë vendit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se rritja e shpenzimeve për këto udhëtime po rritet vazhdimisht dhe sot Kryesia e Kuvendit ka miratuar edhe udhëtimin e disa deputetëve për çështje individuale, përcjell Bota sot.
Murati ka thënë se me këtë shteti do të falimentojë duke u plotësuar qejfet deputetëve.
Postimi i tij i plotë:
Këto ditë Kuvendi publikoj raportin e shpenzimeve për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ku vërehet rritje e dukshme e shpenzimeve në udhëtimet e deputetëve. Padyshim se ky trend do të vazhdoj të rritet, nëse nuk ndryshon mendësia e Kryesisë së Kuvendit se si i trajton kërkesat individuale të deputetëve për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit.
Sot Kryesia e Kuvendit miratoi udhëtimin e disa deputetëve, për arsye individuale e për punë që nuk lidhen asgjë me punën e Kuvendit ose mandatin e deputetëve. Kjo është praktikë e keqe, e madje shumë e dëmshme për buxhetin e shtetit. Është shumë në rregull që deputetët të udhëtojnë jashtë vendi për punë shtetërore, ku forcohet diplomacia parlamentare e ku mësohen praktika të reja të dobishme për punën e Kuvendit. Mirëpo, nëse secili deputet që merr një ftesë nga dikush jashtë vendit merr dritën jeshile për mbulim të shpenzimeve për udhëtim e akomodim, kështu do të falimentojmë shtetit duke plotësuar qefe të deputetëve që nuk e marrin fort seriozisht punën e tyre në Kuvend.
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...