Zëvendëskryeministri Hoxhaj duke iu referuar një artikulli të publikuar nga portal Informer në Serbi, i cili njihet për publikimin e lajmeve të rreme, ka thënë se Serbia po vazhdon luftën e saj përmes fushatës informative me lajme të pavërteta.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se kjo tregon që Serbia nuk ka ndryshuar aspak që nga koha e Milloshevicit, pasi mediat e Vucicit po ushtrojnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës përmes propagandës dhe akuzave të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë.
“Serbia vazhdon luftën e saj informative përmes lajmeve të rreme. Kjo tregon që Serbia ska ndryshuar aspak që nga Milloshevici, pasi që mediat e Vucicit vazhdojnë të bëjnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës duke bërë propagandë dhe akuza të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë. Non-sens!” tha Hoxhaj.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane