Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me lindoren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer
Gjatë këtij takimi, Hoxhaj i ka thënë Karrenbauer se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë, po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës.
Hoxhaj po marr pjesë në fushatën CDU-së për zgjedhjet parlamentare të BE-së i ftuar nga euro-deputeti gjerman Michael Gahler.
“Në takimin me shefen e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, theksova se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
‘Mbi gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Gjermani, të të gjitha profesioneve dhe moshave, kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në ekonominë dhe shoqërinë gjermane. Prandaj, fuqizmi i CDU-së në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është në interes të Kosovës dhe Gjermanisë, e mbi të gjitha i një BE-je më të fortë dhe më stabile.
Shefja e CDU-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj CDU-së në këto zgjedhje, në vecanti ndaj kandidatit Michael Gahler”, ka shkruar Hoxhaj tutje.
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...