Ka zgjuar reagime të shumta në Beograd deklarata e zv/kryeministrit Enver Hoxhaj e publikuar në mediat kroate për një pakt të mundshëm ndërmjet Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës kundër Serbisë.
“Duam të dëgjojmë se çfarë populli serb dhe Serbia kanë bërë gabim që ata që krijojnë një pakt kundër Serbisë dhe popullit serb”, ka thënë ministri i mbrojtjes i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq. Ai ka thënë se deklarata e Hoxhajt paraqet akt armiqësor kundër Serbisë dhe popullit serb, transmeton Koha.net.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për të përditshmen kroate “Vecernji List” se në “Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi ka biseduar për krijimin e një pakti kundër Serbisë”.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...