Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti një grup studentësh ndërkombëtarë nga Amsterdam University College, me të cilët diskutoi për perspektivën evropiane të rajonit dhe sfidat e procesit integrues.
Këshilli Evropian, theksoi Ministrja Hoxha, ka bërë vlerësime për të arriturat dhe sfidat, ndërsa çështjen e liberalizimit e ka vlerësuar se “është në shqyrtim”.
“Ne kemi pritje të mëdha sepse kemi punuar shumë për përmbushjen e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim. Konsideroj se ndaj të rinjve tanë në rend të parë, po bëhet padrejtësi. Studentët tanë janë të penguar për arritjen e cilësive të dëshiruara nga ata për studime, por edhe tërë jeta jonë, ka kufizime”, potencoi Hoxha, duke potencuar perspektivën evropiane si rrugën e vetme për Kosovën dhe rajonin.
Në bashkëbisedim interaktiv, me studentët që shfaqen interesim për zhvillimet sociale si dhe perspektivën politike dhe kulturore të rajonit, Hoxha vlerësoi të arriturat për procesin integrues duke potencuar se zbatimi i MSA-së, reformave dhe përafrimi me vlerat e BE-së, janë prioritet dhe konsensus nacional.
“Rruga jonë nuk ka alternativë, është brenda vlerave dhe proceseve integruese euro-atlantike”, ka potencuar Hoxha.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...