Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u prit nga Komisioneri Dimitris Avramopoulos, përgjegjës për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, dhe me këtë rast, theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës.
“Ne, nga dita e marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave, më 2012, nga niveli qendror dhe lokal, kemi qenë të përkushtuar për zbatimin sa më të shpejt të kritereve për liberalizim”.
“Ne së bashku, kemi arritur deri këtu, tash, theksoi Hoxha, “presim nga Ju dhe instancat vendimmarrëse, të ndikojnë dhe ofrojnë përkrahjen që edhe Këshilli i Ministrave të heq kufizimin e lëvizjes së lirë, të heq pabarazinë ndaj shtetasve të Kosovës dhe ta gëzojmë edhe ne lëvizjen e lirë, bashkë me qytetarët tjerë të Ballkanit dhe Evropës”.
Avramopoulos ka vlerësuar dhe mirëpritur angazhimin e Kosovës dhe bartësve të përgjegjësive institucionale për lobim dhe marrjen e përkrahjes nga vendet e veçanta për votimin pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ai ka theksuar se përmbushja e kritereve për liberalizim është konfirmuar nga Komisioni, si dhe me vendimin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Liri Civile (LIBE), dhe votimin në Parlamentin Evropian.
Ai e rikonfirmoi përkrahjen e tij të plotë për liberalizimin e vizave pranë organeve vendimmarrëse në Bruksel për votim pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në fillim të dhjetorit.
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...