Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se Epopeja e UÇK-së dhe sakrifica e familjes Jashari, shënojnë ngjarjen më madhore të historisë së Kosovës.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha me rastin e shënimit të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se kjo Epope dhe sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes Jashari, shënojnë ngjarjen më madhore të historisë së Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Hoxha ka shkruar po ashtu se, 5, 6 dhe 7 Marsi ishin ditë që do të shënonin sakrificën e pashembullt nga Familja Jashari.
Postimi i plotë i Hoxhës pa ndërhyrje:
Para 21 vitesh, 5, 6 dhe 7 Marsi ishin ditë që do të shënonin sakrificën e pashembullt nga Familja Jashari, ditë e përkushtimit titanik dhe vendosmërisë, për të fituar lirinë, ditë e ndarjes një herë e përgjithmonë nga robëria shekullore.
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e filluar nga Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Familja e tij, do të shënojnë ngjarjen më madhore të historisë tonë të re, ditë kur mbarë kombi u bashkua dhe u vu në shërbim të çlirimit dhe fitores.
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...