Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti po thotë se Kosova ka humbur dy vite nga ndërhyrjet e presidentit dhe Qeverisë përmes ekipit dialogues në procesin e dialogut. Sipas tij, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, LDK beson se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga qeveria.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti tha se krejt kjo ka ndodhur për shkak se kryeministri ka abstenuar nga kompetencat kushtetuese, duke i bartur kompetencat fillimisht te presidenti përmes draft-platformës, e pastaj te ekipi dialogues.
“LDK mbetet e vendosur për këtë çështje. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka dhënë plotësisht te drejte, se dialogu udhëhiqet nga Qeveria me mbikëqyrje te Kuvendit. Presidenti ka vetëm rol konsultativ. Ne besojmë se dialogu duhet te udhëhiqet vetëm nga Qeveria qe është legjitime, bazuar ne platforme qe bazohet ne Kushtetutën e Kosovës dhe qe miratohet nga 2/3 e votave te deputeteve”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...