Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN.
Sipas tij, numri i të punësuarve në zyrën e Kryeministrit rritet për 32 persona, që do të kushtojnë 1 milion euro më shumë.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro.
Postimi i plotë i Hotit:
“Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN. Analizojeni vetë figurën më poshtë.
Numri i të punësuarve në zyrën e Kryeministrit rritet për 32 persona, që do të kushtojnë 1 milion euro më shumë. Kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro.
Vetëm për mallra për zyrën e Kryeministrit janë paraparë 9.4 milion euro më shumë, që është 6.5 milion euro më shumë se në Qeverinë Mustafa.
Subvencionet tani janë 3 milion euro, që janë për 1.5 milion më shumë, pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë.
Ndërkaq investimet kapitale kanë rënë nga 6.3 milion, sa kanë qenë në Qeverinë Mustafa, në vetëm 440 mijë euro”, ka shkruar Hoti.
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë