Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Samiti i Berlinit është një ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Hoti beson se plani për korrigjimin e kufijve do të mbyllet si ide.
Postimi i plotë:
Samiti i Berlinit është ngjarje me rendësi për te filluar një dinamike te re drejt normalizimit te marrëdhënieve ndërshtetërore ne gjithë Ballkanin Perëndimor.
Duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun ne mes te Kosovës dhe Serbisë, besoj se plani i mbrapshte për korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide.
Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë qe e bene përgjithmonë te pamundshëm konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre përgjegjësinë për krimet e bëra ne Kosove.
Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet një marrëveshje e tille.
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro