Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ishte në përmbylljen e “Kampit rinor për promovimin e diversitetit ndërfetar dhe ndërertnik”.
“Më gëzon fakti që gjeneratat e reja po e kultivojnë dialogun ndërfetar dhe ndëretnik. Pra, të rinjtë janë gjenerata që po e marrin flamurin e thellimit të tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike”.
Kështu ka thënë sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në përmbyllje të “Kampit rinor për promovimin e diversitetit ndërfetar dhe ndërertnik”, të organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, Kishën Katolike e Kishën Ortodokse.
“Përveç tjerash, më ka gëzuar fakti që Gjilani sot në botë përmendet si shembulli më i mirë i kultivimit të dialogut dhe tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Diversiteti e shton vlerën tonë nëse arrijmë ta ruajmë. Ne që besojmë e themi se Zoti nuk na ka falë të njejtë, por të barabartë”, ka nënvizuar kreu i Gjilanit.
Gjatë përmbylljes së këtij kampi, të rinjtë e të gjitha konfesioneve fetare kanë paraqitur para të pranishmëve kërkesat e rekomandimet e tyre për Komunën dhe bashkësitë fetare në të mirë të kultivimit të dialogut, e që kreu i Komunës dhe përfaqësuesit fetar kanë konfirmuar se do t’i mbështesin.
Përndryshe, në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, Don Kastrioti nga Kisha Katolike dhe igumani i Manastirit të Dragancës, Illarion.
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë