Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te lapidari si dhe vendosi kurora lulesh te varret e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Para të pranishmëve të shumtë, familjarë të heronjëve, përfaqësues institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, si dhe qytetarë të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se janë aty t’i nderojnë heronjtë, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, të cilët janë vrarë në përballje me forcat e Serbisë në vitin ’84 në Prishtinë në lagjen “Kodra e Trimave”.
Kryeministri Haradinaj vlerësoi këtë ngjarje si shumë të veçantë, sepse pas përpjekjeve të gjata të organizatave atdhetare, shënohet edhe përballja e parë me armë dhe ajo bëri një kthesë në atë përballje.
“Kjo çoi një porosi dhe bëri kthesën se shqiptarët e Kosovës do ta marrin përsipër çlirimin e vet”, tha kryeministri Haradinaj, duke e vlerësuar lart vlerën e dy heronjve, si intelektuale, po ashtu edhe atdhetare e organizative.
“Nderim i përjetshëm për heronjtë që i kujtojmë sot, por edhe për gjithë të tjerët, sepse jemi në “Flakën e Janarit” dhe është një periudhë që na kujton plot flijime dhe na bën krenarë për rrugën tonë deri në liri”, tha kryeministri Haradinaj./arbresh.info/

Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë