Ndonëse Dhomat e Specializuara nuk kanë filluar me ngritjen e aktakuzave të para dhe ende nuk dihet se kush mund të përfshihet në këtë proces, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, deklarohet se nuk ka marrë asnjë thirrje deri me tani nga prokurorët special.
Haradinaj në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se gjatë luftës në Kosovë ka ardhur nga Suedia “për të vrarë serbë e jo t’iu dhuroj lule atyre që dhunuan motrat kosovare”.
“Ata që i ka marrë Gjykata Speciale e kanë pasur thesin në kry. Gjykata Speciale nëse lyp kriminel unë rri shlirë, dhe UÇK-ja rrinë shlirë. Unë personalisht nuk i kam lënë pesë fëmijë jashtë me ardh me ju dhuru lule ushtrisë serbe këtu, e me i lon me mi dhunu motrat këtu, unë jam ardhë vetëm me vra sa ma shumë deri në momentin kur ai del,” është shprehur Haradinaj.
“Nëse serbet do të kthehen ne do t’i vrasim edhe më shumë” tha Haradinaj duke shtuar se detyrë e UÇK-së ka qenë me vra armikun.
“UÇK-ja ka pas detyrë me vra armikun. UÇK-ja nuk ka vra askënd pas përfundimit të luftës, por nëse ata kthehen apet do t’i vrajmë. Sa të mundemi.Nuk kemi nevojë me ju tut na Gjykatës Speciale. Gjykata Speciale ka me qenë turpi, veç është turpi. Është e barabarte me gjykatat e Hitlerit kur i ka bo gjykatat ndaj jahudive”, deklaroi Haradinaj./M.Avdimetaj/arbresh.info/
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...