Me këtë rast ai çmoi lart rolin e Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behlul për sakrificën që kanë bërë për liri, teksa tha se gjithë dëshmorët që i nderojnë sot, janë ata që i vënë themelet për këtë shtet.
Haradinaj, mes tjerash, tha se duhet bërë gjithçka që të largohen pengesat po iu bëhen njëri-tjetrit në Kosovë për t’u bërë shtet 100 për qind.
“Mos të harrojmë, se ne jemi përcaktuar të jemi shtet në mesin e gjitha shteteve jemi edhe ne Kosova. Dëshmorët që i nderojmë, janë ata që i vënë themelet për këtë shtet. Për qëllimet që janë të mëdha, ka dhe pengesa shumë. Një pjesë të pengesave ia bëjmë vetit dhe njëri-tjetrit. Nëse vazhdojmë t’i kalojmë këto pengesa, vazhdojmë të afrohemi nga një liri më e plotë, nga një shtet qind për qind shtet”, tha ai.
Edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, shprehu fjalët më të mira për dëshmorët që kanë rënë për liri të Kosovës. Ndërsa, Mulla, Jonuz Ramadani duke folur për dëshmorët, tha se veprimtaria e tyre ka qenë gjithmonë në shërbim të çlirimit të Kosovës.
Pjesë e këtij tubimi kishte dhe përfaqësues të tjerë, të cilët përkujtuan dhe çmuan veprën e këtyre dy dëshmorëve.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...