Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario dhe admiralin James Foggo III ku në mes tjerash kanë diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Haradinaj i ka falënderuar për mbështetjen që i është dhënë Kosovës për forcimin e paqes dhe sigurisë.
Ai, gjithashtu, i ka falënderuar edhe për mbështetjet që i është dhënë Kosovës për themelimin e ushtrisë.
“Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar admiralin Foggo për periudhën e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se kjo forcë do të jetë multietnike, profesionale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, në të cilën do të jenë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
“Nga ana e tij, admirali Foggo tha se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon”, thuhet tutje në komunikatën e Qeverisë.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...