Haradinaj takohet me BERZh, KOSTT dhe ZRRE për të lehtësuar procedurat e investimeve në energji

09:59 | 20 Shkurt 2019
V. S.

Minatorët e Trepçës shënojnë sot 30 vjetorin e grevës së urisë, e cila qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku konsideron se minatorët ishin ata që filluan proceset e para për shtetëformimin e Kosovës. Megjithatë, Sadiku konsideron se edhe sot kushtet e punës për minatorë janë shumë të vështira.

Janë bërë 30 vite kur mbi 1 mijë e 300 minatorë kishin hyrë në grevë urie për të mbrojtur atëkohë atë pak  autonomi të Kosovës. Greva konsiderohet se ishte një hap i guximshëm nga i cili nisi edhe zhbërja e ish Jugosllavisë. Greva historike e minatorëve të Trepçës bëri  bujë të madhe në vend duke kaluar në rezistencë gjithë popullore, nga ku filloi edhe dridhja e themeleve të regjimit serb, që kishte për qëllim zhbërjen e popullit shqiptar të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale