Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me qytetarët e Mitrovicës.
Ai ka treguar disa nga të arriturat që i ka bërë gjatë mandatit të tij qeverisës, shkruan arbresh.info.
Mes tyre ai ka përmendur krimin e ushtrisë, vendosjen e taksës.

“Ne e ruajtem Kosovën dhe Mitrovicën unike. Me krijimin e ushtrisë na është njohur e drejta ta mbrojmë territorin e sovranitetin, dhe resurset kombëtare, siç është Trepça. Me taksën ne e mbrojtem tregun tonë dhe do ta heqim vetëm për njohje. Qytetarët e Mitrovicës kanë duruar dhe vuajtur shumë, por gjatë këtyre dy viteve i drejtuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore të kësaj komune. Mitrovica ka arsye të fortë ta mbështesë konceptin tonë për 100% shtet, që garanton vazhdimësi në bërjen e Mitrovicës, së bashku, qind për qind Kosovë”, deklaroi Haradinaj./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës