Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas tubimit ku u nominua për kryeministër me partinë në koalicion, PSD, tha se ndjehet mirë që është i rrethuar me shumë njerëz që e duan Kosovën 100 për qind shtet.
Ai po ashtu falënderoi kandidatët e listës për deputetë dhe gatishmërinë e tyre për ta ndërtuar vendin, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë:
Është ndjenjë e mirë të gjendesh i rrethuar me miq e dashamirë që e dojnë një Kosovë të plotë, 100%. E pastaj t’i kesh në krahë edhe si kolegë e bashkërrugëtues drejt një ardhmërie më të mirë që e pret atdheun tonë.
Faleminderit të gjithë kandidatëve të listës tonë, secilit veç e veç për gatishmërinë për të ndërtuar vendin.
Unë besoj në ju, besoj në ata mijëra qytetarë që ishin në sallë, të tjerë jashtë sallës dhe qindra mijëra tjerë në tërë Kosovën e diasporë që do na bashkëngjiten edhe më 6 tetor për 100% Kosovë.
Faleminderit, sinqerisht.
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë