Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Kjo pritje është bërë në fillim të takimit joformal që do mbahet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj në një status në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga pritja e Merkel dhe Macron, ka thënë se takimi është mundësi e mirë për të gjithë liderët e rajonit.

“Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perendimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.
Paraprakisht, Merkel dhe Macron kanë pritur edhe presidentin Hashim Thaçi.

Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit