Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të përbashkët nga Gjermania dhe Franca.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për kontributin e vazhdueshëm në të gjitha proceset e shtetndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat me dy shtetet mike është i rëndësishëm për vendin.
Duke vlerësuar Samitin e Berlinit si mundësi kthese në zhbllokimin e procesit dialogues të Brukselit, kryeministri Haradinaj tha se takimet e tilla janë mundësi e mirë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet me të cilat ballafaqohen vendet tona.
Ndërsa, sa i përket takimit të Parisit që do të mbahet në muajin korrik, kryeministri Haradinaj, theksoi se institucionet e Kosovës janë duke u përgatitur me seriozitet maksimal dhe presin që nga ky takim të ketë hapa konkretë për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Institucionet e Kosovës janë të vendosura dhe unike në prezantimin e qëndrimeve dhe pozicioneve tona, gjatë takimit të Parisit”, tha kryeministri Haradinaj.
Sipas Kryeministrit Haradinaj, me delegacionin nga Gjermania dhe Franca, në këtë frymë, janë paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Kosovës për Marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë që do t’i kontribuojë fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal.
“Kosova është e gatshme për Marrëveshjen Gjithpërfshirëse Ligjërisht Obligative që presupozon njohje në territorin e saj kushtetues, dhe mirëpret rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe Francës për ta vendosur dialogun në drejtimin e duhur”, tha Kryeministri Haradinaj.
Delegacioni nga Gjermania dhe Franca po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për takimin e Parisit i cili do të mbahet në fillim të muajit korrik./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...