Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar për raportimet se Amerika në rast se Kosova nuk ndryshon kursin aktual, me theks të veçante taksën, mund të ketë pasoja serioze përfshirë edhe tërheqjes e kampit amerikan në Kosovë, Bondsteel.
“E para, Amerika operon globalisht për siguri dhe është garant i sigurisë dhe paqes në krejt globin, edhe ku është prezentë edhe ku nuk është”.
“Mendoj se vendimet që janë folur si kërcënimet për Bondsteel janë te hershme ose të avancuara sepse një vendim i këtillë mund të merret por jo në rrethana ose lidhur me taksën”.
Këto komente kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë pas Akademisë Përkujtimore për akademikun Idriz Ajetin./klankosova/
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri