Javën që lanë pas ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të Qeverisë.
Por kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka vazhduar me hapjen e tenderëve ashtu siç ishte planifikuar.
Së fundi në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se zyra e kryeministrit do të blej libra.
Të përshkrimi kontratës thuhet ‘Furnizim me libra – lektyra shkollore’ ndërsa sasia ‘9 022 pako me libra’ por aty nuk tregohet se nga kush do të shfrytëzohen këto libra.
E shuma që është planifikuar të shfrytëzohet është plotë 300 mijë euro.
Në njoftim janë specifikuar edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është vlerësuar si kriter për dhënie të kontratës.
Operatorët e interesuar mund të dërgojnë ofertat e tyre deri më 13 gusht 2019. Në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./arbresh.info/

Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...