Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ku vetura e tipit BMW ka goditur 37-vjeçarin V.K.

E kontaktuar nga portali Arbresh.info, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi rastin dhe tha se si pasojë e këtij aksidenti viktima ka marrë lëndime të lehta trupore.
“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjen Ulpiana, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit V.K 37 vjeç, ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitë relevante të policisë”, ka thënë Ahmeti.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...